HMC

Holy Temple of Taxiarchs

Greek Orthodox church in Gjirokaster

Updated: March 20, 2024 08:08 AM

Holy Temple of Taxiarchs is located in Gjirokaster, Albania. It's address is 34HM+WX4, Gjirokaster, Albania.

34HM+WX4, Gjirokaster, Albania

Questions & Answers


Where is Holy Temple of Taxiarchs?

Holy Temple of Taxiarchs is located at: 34HM+WX4, Gjirokaster, Albania.

What are the coordinates of Holy Temple of Taxiarchs?

Coordinates: 40.0797633, 20.1349484

Holy Temple of Taxiarchs Reviews

Gentian Ruspi
2023-09-14 21:45:33 GMT

Kisha e Kryeengjëjve ndodhet në lagjen Varosh të qytetit të Gjirokastrës. Ajo është ndërtuar në vitin 1777. Pas djegies më 1828, kisha u rindërtua në vitin 1883. Këtë fakt e vërteton një mbishkrim mbi portën jugore të kishës: Εκτίσθη έκ θεμελίων τώ 1777, και εις / τω 1828, άνεκαινίσθη τώ 1833 “U ndërtua prej themeli më 1777, u dogj më 1828, u përtëri më 1833”. Kisha është e tipit bazilikal. Ka përmasat 23.20x13.30 metra, pra relativisht të mëdha. Brenda janë naosi dhe altari. Nëpërmjet dy arkadave kisha ndahet në tri nefe. Secila prej arkadave ka gjashtë harqe, që mbështeten në muret lindore dhe ato perëndimore. Nefet anësore mbulohen me qemerë cilindrikë në formë çerekrrethi. Çatia është dyujëse dhe e mbuluar me rrasa guri. Muratura është me gurë shtresorë me vendosje të rregult. Hyrja për në kishë bëhet nga porta jugore dhe perëndimore. Të dyja portat paraprihen nga portikë. Naosi ndriçohet prej pesë dritareve në anën jugore dhe pesë të tjerave në anën veriore. Mjedisi i altarit përbëhet nga bema me apsidën rrethore. Protezisi dhe diakonikoni kanë, gjithashtu nga një apsidë rrethore dhe nga një nike ndërmjet tyre dhe bemës. Mbulesa e tyre është me qemerë cilindrikë. Apsida qendrore është shtatëfaqëshe dhe përbëhet nga disa nike të cekëta, të punuara me gurë të gdhendur. Mbi to kalon një kornizë prej guri, ku alternohen radhë të drejta me radhë në formë dhëmbësh sharre. Ikonostasi i kishës është prej druri të punuar me gdhendje. Në ikonën e Krishtit në ikonostas është shkruar: Επ νεο τεμπλος δια (ανα)λοματον τον του Κιρ Γεοργακι Αναστασιου απο Αργιροκαστρο “U përtëri ikonostasi me shpenzimet e zotit Jorgaq Anastasit nga Gjirokastra”. Në ikonën e Shën Mërisë në ikonostas është mbishkrimi: 1833 κε εονια ι μνιμι κιρια Ζοιζα κε Βασιλικι του Παρας(κ)εβα απο Αργιροκαστρο. “1833 dhe i përjetshëm kujtimi, zonja Zoica dhe Vasiliqi e Paraskevës, nga Gjjirokastra”. Në ikonostasin e kishës bie në sy një ikonë e Shën Gjergjit, hipur në kalë. Poshtë tij është gdhendur skena “Rënia e protoplastëve”.

Write a review of Holy Temple of Taxiarchs


Holy Temple of Taxiarchs Directions
Top Rated Addresses in Gjirokaster